Shqipëria planifikon viza elektronike online për të huajt për të nxitur turizmin

Ministria e Brendshme ka shpallur për konsultim publik disa ndryshime për të huajt, përmes të cilit synon krijimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online dhe lehtësime në politikën e punësimit të të huajve në vend.

Në terma praktikë, çdo i huaj që ka marrë një herë vizë hyrëse në Shqipëri, për një periudhë kohe prej 59 muajsh, nuk do ketë më nevojë të paraqitet fizikisht në konsullatat për t’u pajisur me vizë.

Ministria e Brendshme vlerëson në relacionin shoqërues të projektligjit se zbatimi i këtij sistemi do të reduktojë ndjeshëm kohën e marrjes së shërbimit; do të krijojë lehtësira për shtetasit e huaj që aplikojnë për viza; do të evitojë koston e prodhimit të vizave sticker; do të shkurtojë procedurat dhe dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm, pasi gjithçka do të jetë online dhe e aksesueshme nga të gjitha strukturat për trajtimin e vizave; si dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve dhe turistëve në vend.

Njëherësh, projektligji qartëson procedurën për të punuar në Republikën e Shqipërisë, duke përcaktuar qartë autoritetet përgjegjëse të përfshira dhe rolin e tyre në proces. Gjithashtu, synohet edhe dhënia e të njëjtave përfitime për hyrjen në tregun e punës në vend, si të shtetasve të BE-së dhe të zonës Shengen që aktualisht janë të parashikuara në ligjin përkatës edhe anëtarëve të familjeve të tyre.

 

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Artikuj të ngjashëm