Risi në Saraj, themelohet klubi i parë sportiv i vajzave

Në Saraj themelohet ekipi i femrave në futboll

Në kuadër të Shkollës së Futbollit Saraj dhe me mbështetje të pa-rezervë edhe të firmës Valmir Kompani është formuar edhe ekipi i femrave. Trajneri Valdet Shabani me këtë rast theksoi rëndësinë e zhvillimit të futbollit të femrave dhe sensibilizimit të vajzave për t’u marrë me këtë sport.

Sipas tij ishte momenti i fundit që edhe në Saraj të formohet një ekip i futbollit për femra, meqë siç u shpreh ai ka shumë vajza të reja të cilat kanë talent dhe kanë shfaqur dëshirë që të kyçen në këtë sport.

“Ishte momenti i fundit që në territorin e Komunë së Sarajit të krijohet ekipi i futbollit për femra. Dhe ndjehem shumë krenarë që më në fund, me mbështetjen edhe të firmës së njohur “Valmir Kompani”, ne ia arritëm qëllimit tonë. Siç e shihni edhe ju, numri i vajzave për momentin arrin diku 15, por shpresojmë se do rritet edhe më shumë”, u shpreh trajneri Valdet Shabani, i cili njëherit ju bën thirrje të gjitha vajzave që janë të interesuara të kyçen në këtë sport, të mos hamenden por të drejtohen tek Klubi i Futbollit për Femra-Saraj, sepse dyert e këtij klubi do të jenë të hapura për të gjitha vajzat, nga të gjitha trevat.

“Të gjitha vajzat e interesuara te paraqiten për të bërë regjistrimin në ekip. Është e mirëpritur çdo vajzë që ka dëshirë të bëhet pjesë e futbollit për femra”, u shpreh trajner Valdet Shabani.

 

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm