Ahmeti: Xhevat Ademi është viktimë e thashethemeve

Çështja e deputetit Xhevat Ademi më tepër është bërë problematike nga mediumet. Xhevat Ademi nuk është ai që ka bërë veprimin andaj duhet pritur që organet e rendit ta thonë fjalën e tyre. Kështu ka komentuar sot kreu i integristëve Ali Ahmeti, rastin e Xhevat Ademit, i cili, nga prindi i të plagosurit Jusuf Bilalli, u akuzua se ai ka kryer veprën.

Janë organet e drejtësisë, janë organet e rendit dhe ata duhet ta thonë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja. Askush nuk do as të vras djalin e as të vras mikun dhe të paktën Xhevat Ademi, nuk është ai që e ka bë veprimin, por, kjo është çështje që duhet ta thonë organet e drejtësisë. Xhevat në këtë rast më tepër është viktimë e thashethemeve”-tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Sa i përket situatës aktuale politike në vend, Ahmeti tha se BDI ka qëndrimin e saj të prerë, respektimin e Ligjit për prokurorinë Speciale dhe veprimet, sipas Ahmetit, duhet të jenë konform kornizave të këtij ligji dhe institucioneve të drejtësisë, me qëllim që ngjarjet e fundit të mos kenë ndikim apo pasojë në rrugën e eurointegrimeve.

BDI ka qëndrim të prerë, që duhet të respektohet Ligji mbi prokurorinë speciale dhe të veprohet konform kornizave të Ligjit mbi prokurorinë, i dakorduar mes gjitha palëve, aktorë të ngjarjeve të para tre katër vitesh që u zhvilluan në vend dhe ne kërkojmë që ky Ligj të respektohet. Çdo devijim nga ky Ligj, ka pasoja për Vendin dhe sistemin juridik të republikës sonë. Unë mendoj që ky zhvillim nuk do të ketë ndikim dhe pasoja për marrjen e datës për negociatat për BE-në”-pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i BDI-së, Ahmeti këto komente i bëri pas mbledhjes së sotme të kryesisë së partisë, ku është diskutuar mbi situatën aktuale politike në vend dhe zgjedhjet brenda partisë për kongresin e radhës të saj.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm