Me ftesë të Prokurorisë Speciale, kryeministri Zoran Zaev do të japë dëshminë e tij për rastin “Monstra”. Këtë e paralajmëroi në seancën e sotme prokurorja speciale, Fatime Fetai. Ajo paralajmëroi në seancën e 5 shtatorit do t’i publikojë 38 mijë biseda të përgjuara dhe sms-porosi, që kanë të bëjnë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Ajo kërkoi gjithashtu që dëgjimi i bisedave të përfundojë brenda seancës së njëjtë.
Në seancë do të prezantohen të gjitha materialet që i ka dorëzuar LSDM, por do t’i prezantojmë edhe bisedat që mua personalisht mi kanë dërguar”-tha Fatime Fetai, prokurore speciale.
Njëri nga të akuzuarit, Fejzi Aziri ka denoncuar në Gjykatë se polici i cili e sjell nga burgu i Shtipit për në Gjykatën Penale e ka kërcënuar me jetë. Ai tha se duart i ka pasur të lidhura me pranga nga prapa edhe përkundër faktit që ka kërkuar që të mos ia lidhin në atë mënyrë për shkak të sëmundjes.
Kam kërcënime me jetë nga polici i cili më sjell në Gjykatë. Thotë se do të na shkrep nga një plumb në kokë dhe të përfundoj me të gjithë ne. Prangat gjithashtu mi vendosin nga prapa, ndërsa unë jam i sëmurë dhe nuk mund ta përballoj këtë”, tha i akuzuari Fejzi Aziri”-pohoi Fatime Fetai, prokurore speciale.
Akuzat e Azirit i mohoi përfaqësuesi i policisë duke i cilësuar si të pavërteta. Për vrasjen e pesëfishtë akuzohen Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

