Pardje 16.08.2019 (E Xhuma) pas namazit të jacisë ashtu siç dhe ishte paraparë udhëheqësit e Haxhit nga Myftinia e Shkupit së bashku me haxhinjtë që udhëtuan me Bashkësinë Fetare Islame – Myftinia Shkup realizuan vizita të disa vendeve me rëndësi në historinë Islame. Fillimisht u vizitua vendi i shtëpisë së lindjes së Muhamedit a.s. ku haxhinjëve me disa fjalë të shkurtëra rreth historikut ju drejtua hoxha i nderuar Muharem ef. Ismaili, më pastaj u vazhdua për tek xhamia Mesxhid Xhinn dhe Mesxhid Shexhere ku për historikun e tyre haxhinjëve iu drejtua koordinatori i haxhinjëve të Shkupit për këtë vit hoxha i nderuar Fejsall ef. Kadriu dhe vizita tjetër e paraparë për sonte ishte vizita e varrezave të Mekkes Xhenetul Muala.
Poashtu informojmë se të gjithë haxhinjtë që udhëtuan me Bashkësinë Fetare Islame – Myftinia Shkup janë shëndosh e mirë.


