Komisioni Rregullator për Energjetikë i publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të vlejnë nga mesnata.
Çmimet e benzinës mbeten të pandryshuara, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denarë. Çmimet me pakicë të dizelit EURODIZEL dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri që nesër do të rriten për 0.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, mbeten me çmime të njëjta. Çmimi i ri i EURODIZEL-it do të jetë 62 denarë për litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 52 denarë për litër. Një litër EUROSUPER BS-95 edhe më tej do të jetë 69.50 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 do të vazhdojë të jetë 71.50 denarë për litër.

