Ansambli “Duflla”-Rahçe, po organizon edicionin e tretë ndërkombëtarë, ‘Festivali I Mërgimtarit’. Në këtë manifestim po marinë pjesë shumë Shoqëri Kulturore Artistike nga vendi, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Bullgaria, ndërsa kanë interpretuar edhe shumë këngëtar të muzikës folklorike, kurse në natën finale që do të mbahet sonte, do të jetë këngëtari I madh Ilir Shaqiri, I cili vjen për çdo vjet.
Në këtë festival, organizohet pritja e mërgimtarëve si dhe takimet që bëhen mes veti, pasi që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të Evropës. Por e veçanta e këtij festivali është që mysafirët që vijnë nga vise të ndryshme priten dhe flenë nëpër shtëpitë e vendasve si dhe ofrohet ushqim tradicional. Një veprim I tillë ka prekur thellë mysafirët për këtë mikpritje shumë të ngrohtë familjare që ju bëjnë fshatarët.
Festivali I Mërgimtarit, nga ansambli ‘DUFLLA’ organizohet në mënyrë tradicionale për çdo vjet dhe në muajin gusht dhe ka për qëllim bashkimin e mërgimtarëve .

