Meta: Rama të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Durrësit, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet e të zbatojë dekretin e Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 13 Tetor.

“Edhe një herë u bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi, të marrin masat për zgjedhjet vendore më 13 Tetor, sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe po kështu që garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet e tyre.  Sigurisht që zgjedhjet vendore më 13 Tetor nuk besoj se zgjidhin gjithçka, por ky është një detyrim ligjor dhe kushtetues, i pashmangshëm, në radhë të parë është një detyrim për Kryeministrin, që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet ndaj gjithë institucioneve të tjera duke penguar zbatimin e këtij dekreti, dhe pa dyshim është përgjegjësi e gjithë të tjerëve të bëhen gati të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit“, deklaroi Meta.

Në lidhje me Teatrin Kombëtar, Meta tha se “besoj jam shprehur qartë në mënyrë koherente dhe të vazhdueshme, por edhe përmes padisë për ligjin për shkatërrimin e Teatrit në Gjykatën Kushtetuese, por ajo që na shqetëson më shumë është ky teatri i madh, politik, absurd, i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në 17-18 Tetor.” Meta, po ashtu tha se u ka dërguar një letër udhëheqësve dhe kryesuesve të OSBE-së për të negociuar me të dyja palët këtu për arritjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë në ditët që vijnë.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm