Vritet në një atentat presidenti i “Republikës së Çamërisë”, Festim Lato. Vrasja e Festim Latos ka ndodhur në Holandë nga persona të paidentifikuar.
Familja e të ndjerit ka njoftuar Policinë e Holandës dhe rasti ka filluar që të hetohet.
Festim Lato ishte shtetas shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.
Lato një vit më herët kishte thënë se si pas informacioneve të tij Shqipëria e Madhe do të bëhet shumë shpejt.

