
Pas shumë viteve pritje dhe premtime kete vit filloi ndërtimi i çerdhes për fëmijë në Kondovë. Fillimi i punimeve siç kemi njoftuar edhe më herët filloi këtë vit me pastrimin e vendit te baraka e Komunës së vjetër të Kondovës. Javën që kaloi u bë edhe hedhja e themeleve të objektit të ri, siç mund të shihet edhe në foto aktivitetet po zhvillojen me intensitetin e duhur dhe banorët shpresojnë se punimet do të përfundojnë sa më shpejt. Ndryshe, ky investim kapital në komunën e Sarajit investohet nga Qeveria përmea Ministrisë së punës dhe politikës socijale.

