Komuna e Sarajit në bashkëpunim me kompaninë “ Eurohuman-Internacional&Banka”, për ushqime, kanë bërë ndarjen e pakove ushqimore për fëmijët e vegjël.
Në këtë aksion janë përfshirë familjet në nevojë e që kanë fëmijë të vegjël, ku janë shpërndarë reth 60 pako, me përbërje të medikamenteve, vitaminave, qumësht dhe mjete higjienike për bebe.
Aksioni I tillë zhvillohet për herë të parë në territorin e komunës së Sarajit. Drejtori I NKP “Saraj”, Sabahudin Rustemi, ka faleminderuar përfaqësuesit e kësaj kompanie për këtë aktivitet humanitarë dhe të nevojshëm edhe për këtë kategori të familjeve.
Ai, ka thënë se ky bashkëpunim duhet të intensifikohet me kompaninë “Eurohuman-Internacional&Banka “.

