Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka filluar aksion të madh për arrestimin e kriminelëve serb në Veri të Kosovës në Mitrovicë. Sipas mediumeve kosovare njoftohet se janë arrestuar 5 persona me urdhër të gjykatës së Prishtinës. Nga ana tjetër presidenti serb Vuçiq ka paralajmeruar se ushtria dhe policia e Serbisë eshte ne gjendje gatishmërie. Disa mediume serbe liferojne informacion se njesitet e ushtrise jane nisur drejt kufirit me Kosovën.
Apel për qetësi ka bërë Komandanti i KFOR-it i cili ka arsyetuar aksionin ne Mitrovicë duke theksuar se bëhet fjalë për arrestimin e personave të dyshuar si pjestate te grupeve kriminale dhe ka siguruar qytetarët e Kosovës se KFOR-i vëzhgon situatën dhe se nuk ka vend për panik.


