STUDENTËT E UNT-SË VIZITUAN QENDRËN EKSPOZUESE PËR ENERGJI ELEKTRIKE – MATKA

Nën organizimin e Fakultetit të Shkencave Teknike, studentët e këtij fakulteti të udhëhequr nga profesoresha Urime Demiri Shaipi, profesoresha Albina Muça dhe asisteni Blerand Ramadani realizuan një vizitë në Qendrën ekspozuese për energji elektrike – Matka.

Në kët vizitë morrën pjesë studentë nga drejtimet: Inxhineri makinerike edhe menaxhment, Mekatronikë, Inxhineri e mbrojtjes së ambientit të punës edhe jetës dhe sisteme elektroenergjetike, të cilët pergjatë studimeve të tyre hasen me energjinë elektrike edhe metodat e përfitimit të saj.

Gjatë vizitës studentët u njoftuan me historinë e energjisë elektrike në nivel botëror, si dhe zhvillimin e energjisë elektrike në Maqedoni.
Gjithashtu në qendrën ekspozuese ata fituan ndjenjë reale si është dukur centrali gjatë viteve të para të ndërtimit dhe funksionimit të tij nëpërmjet të simulimeve të zhurmës së asokoshme të turbinës, si dhe patën rastin të ndëgjojnë mbi energjinë elektrike që përfitohet nga burimet e ripërtrirëshme si energjia e diellit edhe ajo e erës.

Një nga elementët më interesantë që tërhoqi vëmendjen e studentëve ishte pështjelli Tesla i cili është një lloj i qarkut elektrik rezonant i projektuar nga Nikola Tesla në vitin 1891 dhe përdoret për të prodhuar energji elektrike me tension të lartë dhe frekuencë të lartë.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Artikuj të ngjashëm