Përdorimi i gjuhës shqipe pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nëpër institucione dhe tabela të mbishkrimeve të ndryshme nëpër gjithë vendin duket se po hasën ende shumë në vështirësi, diku nga pakujdesia, diku nga mosdashja e diku ndoshta edhe me qëllim, shkruan Zhurnal.mk
Ndonëse nuk është rasti i parë që po shkruajmë e qoftë ky i fundit gabim ose padashje që bëhet, por në vendkalimet kufitare nga ana e Doganës ende nuk respektohet gjuha shqipe si zyrtare që është dhe vendosja e saj në tabelat e institucioneve ose shenjave të ndryshme.
Kështu, në foton të cilën e kemi siguruar nga vendkalimi kufitar në Bllacë qartë duket se po mungon gjuha shqipe dhe se shenja që tregon se udhëtarët po futen në Repubikën e Maqedonisë se Veriut është e shkruar vetëm në dy gjuhë në atë maqedone dhe angleze ndërsa gjuha shqipe shihet e anashkaluar.

