Dy të rinj nga familje të pasura filmohen duke vjedhur një bicikletë në Shkup (VIDEO)

Dy të rinj dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë para një qendre fitnesi në lagjen Aerodrom të Shkupit. Ngjarja është kapur nga kamerat dhe pamjet janë publikuar nga një qytetar në një grup në Facebook, ndërsa më pas janë shpërndarë edhe nga media lokale.

 

Sipas reagimeve dhe komenteve në rrjetet sociale, si dhe bazuar në mënyrën e veshjes së tyre, qytetarë të shumtë pretendojnë se bëhet fjalë për persona që vijnë nga familje e pasur në Shkup. Megjithatë, identiteti i tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

 

Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinion, sidomos për faktin se vjedhja dyshohet të jetë kryer spontanisht dhe në mes të ditës, para një objekti publik. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me hetimin e rastit.(IN

A)

 

 

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm