Sot, në prani të afaristëve vendorë, përfaqësuesve të Odës Ekonomike dhe organizatave joqeveritare, u prezantua Plani Zhvillimor “Saraji në zhvillim 2025–2029” për Komunën e Sarajit.
Ky plan strategjik është hartuar si rezultat i bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm me të gjithë akterët kyç lokalë, me qëllim nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investime dhe mirëqenie të qytetarëve.
Gjatë prezantimit u theksua rëndësia e partneritetit ndërmjet institucioneve, sektorit privat dhe shoqërisë civile, si faktor kyç për realizimin e objektivave zhvillimore të komunës në vitet e ardhshme.
Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për kontributin, idetë dhe përkushtimin e treguar, duke nënvizuar se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë Saraji mund të ecë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të zhvilluar.
#sarajinëzhvillim

