More

    VIDHEN KOMPJUTERË NË SHKOLLËN E KONDOVËS, DREJTORIA THOTË SE MUND TË RREZIKOHET TESTIMI EKSTERN

    ​Klasa e nëntë në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kondovë po mbanë orën e informatikës, mirëpo edhe pse kjo lëndë ka të bëjë me kompjuterët, të gjithë  ato janë jofunksionale. Kjo pasi që janë vjedhur kompjuterët kryesor gjatë pushimit dimëror.

    Ndihmësdrejtori i kësaj shkolle, Mensur Jakupi për TV21 theksoi se nuk është hera e parë që po vidhet kjo shkollë.
    “Me datën 17, 18 të muajit janar, në shkollën fillore “Bajram Shaban” në fshatin Kondovë është bërë një vjedhje e rëndë, ku janë vjedhur 2 kompjuterë, nga i cili rast ka ngecur edhe mësimi, i gjithë rasti është i lajmëruar në polici, po hetohet rasti dhe ne presim përgjigje nga ata”, u shpreh Mensur Jakupi, ndihmësdrejtor.
    Sipas tij,  me mosfunksionalizimin e kompjuterëve mund të dështoj edhe testimi ekstern që do të mbahet gjatë muajit maj.
    Ministria e Brendshme theksoi se është e njohur me rastin e vjedhjes që ka ndodhur në këtë shkollë dhe se po zhvillohen hetime.
    “Ky rast është paraqitur në policinë rajonale në Gjorçe Petrov në ditën kur nxënësit u kthyen nga pushimi dimëror.  Lidhur me këtë rast po zhvillohen hetimet dhe policia është në kërkim të autorëve të grabitjes”

    Nga drejtoria e shkollës theksojnë se kamerat e sigurisë kanë kapur grabitësit që ishin të maskuar dhe se këto materiale i janë dorëzuar MPB-së.  Sipas tyre, kjo është vjedhja e tetë deri më tani në këtë shkollë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Arrestohet në kufirin Kosovë-RMV, Nol Nushi – Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së

    Është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi.   Lajmin e ka bërë te ditur Dardan Molliqaj,...

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...