30 fëmijë të sëmurë ndjekin mësimin nga spitali ose shtëpia

Tridhjetë nxënës të cilët janë nën trajtim spitalor ose në shtëpi për më shumë se tre javë, nga 1 shtatori në mënyrë aktive ndjekin mësimin në distancë. Një pjesë e tyre janë të përfshirë online në orë bashkë me shokët e klasës, ndërsa me disa prej tyre, mësimdhënësit zhvillojnë mësim individual duke përdorur mjetet që zakonisht përdoren për mësimdhënie në distancë, si platformat EDUINO dhe nastava.mk.

 

Këtë e tha ministrja e Arsimit Vesna Janevska, e cila njoftoi se që nga fillimi i vitit të ri shkollor, MASh në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OPV-në SANO – Shoqata për mbështetjen e fëmijëve të sëmurë me kancer, futën arsimin formal në institucionet shëndetësore dhe në kushte shtëpiake, gjegjësisht çdo nxënës që është i hospitalizuar ose është në shërim në kushte shtëpiake për më shumë se tre javë, mund në distancë të ndjekë mësimdhënies në klasën e vet ose mësimdhënësi me atë të organizojë mësimdhënie individuale.

 

“Asnjë nxënës nuk duhet dhe nuk mund të privohet nga arsimimi i tij vetëm sepse po merr trajtim mjeksorë. Gjendja shëndetësore nuk do të thotë izolim, ndërprerje të arsimit apo harresë, por përkundrazi, sëmundja është sfidë dhe shoqëria është e detyruar t’u japë atyre mbështetje dhe shpresë. Duke investuar në njohuritë e tyre, investojmë në një të ardhme më të drejtë, më empatikë dhe më të fortë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh falënderim ndaj mësimdhënësve që janë përfshirë në realizimin e mësimdhënies për këta nxënës, për përkushtimin dhe sakrificën e tyre, si dhe falënderim ndaj prindërve/kujdestarëve të nxënësve për mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e suksesshëm të këtij procesi”, njoftojnë nga MASH.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm