13-vjeçari lufton për jetën pas plagosjes me thikë në Çair

Një 13-vjeçar ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair.

 

Sipas informacioneve të para, në incident kanë marrë pjesë pesë persona, katër prej tyre të mitur dhe një person madhor. Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli.

Njëri nga të miturit, i lindur në vitin 2012, ka pranuar se ka përdorur thikë.

 

Megjithatë, ekspertiza e plotë forenzike pritet të përcaktojë nëse pikërisht me atë thikë janë shkaktuar plagët e rënda të 13-vjeçarit.

 

Ndërkohë, vëllai i tij, i lindur në vitin 2007, ka refuzuar të japë deklaratë për ngjarjen.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm