Zjarr pranë një pompe të derivateve në Vizbeg! Digjen disa kamionë

Një zjarr i madh ka rënë sonte në zonën industriale në Vizbeg, në afërsi të pikës së karburantit “Hib Petrol”.

 

Sipas informacioneve fillestare në flakë janë përfshirë katër kamionë, ndërsa për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

 

Ekipet e Zjarrfikësve ndërhyjnë në terren duke tentuar lokalizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.

 

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë “përmes numrit të vetëm emergjent 112 në QKM, sonte në ora 21:14 është pranuar njoftim për zjarr në kompaninë “ATLANTIC” në lagjen Vizbeg. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për zjarr në dy kamionë, por sipas njoftimit të telefonuesit rrezikon të përfshihen edhe kamionë të tjerë. Në anën e kundërt të rrugës është pika e karburantit HIB Petrol. Menjëherë për situatën janë njoftuar edhe zjarrfikësit.”

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Artikuj të ngjashëm