More

    Zhernovski: Ligji vlen njëjtë për të gjithë, objekti i VMRO-DPMNE’së do të rrënohet

    Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, tha se objekti I VMRO-DPMNE-së duhet të rrënohet, nëse i referohemi ligjit, pasi nuk është thjesht ballkon apo terracë, por është shumë më tepër, transmeton Gazeta Express.

    Këtë ai e tha në takimin me gazetarët, të mbajtur të mërkurën, ku edhe foli për punën e bërë gjatë mandatit si kryetar i Komunës Qendër. Ndër invetimet e shumëta të kësaj komune, Zhernovski nuk la pa përmendur se institucioni aq ai drejton ka pasur bllokim total në aspektin financiar, nga pushteti qëndror. Tre ekipe financiare, tha Zhernovski, kanë bërë kontrrolle të vazhdueshme të dokumentacioneve të komunës.

    Duke folur për investimet e bëra, ai tha se ka mbetur ende shumë punë, duke cekur këtu si një nga çështjet problematike mungesën e hapësirave të mjaftueshme për parkim në territorin që përfshin komuna që ai drejton.

    Për fund i pyetur nga gazetarët nëse do të kandidojë serish edhe për një mandate, qoftë si kandidat I pavarur apo në kuadër të LSDM-së, i pari i Komunës Qendër e pohoi kandidimin edhe për një mandat dhe për këtë, siç tha, ka edhe përkrahjen e LSDM-së.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...

    Vajza e rreh nënën e saj në Bogovinë, policia e arreston

    MPB ka njoftuar se me datë 18.01.2025, në ora 18:45 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të NjP Kamnjan, kanë...