More

    Zgjedhjet 2017 – Përfundon numërimi: PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

    Për herë të parë në Shqipëri, vetëm 47 orë pas zgjedhjeve të 25 qershorit ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë Shqipërinë, duke shpallur edhe rezultatin.

    Kryetari i KQZ, Klement Zguri në një deklaratë për mediat tha se ka përfunduar zyrtarisht numërimi. Ai tha se sipas rezultatit paraprak PD merr 74 mandate, PD, 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 deputet.

    Zguri: Në këto zgjedhje në Shqipëri kanë marrë pjesë në zgjedhje 1 613 087 zgjedhës, ose 46.72% të numrit të përgjithshëm.

    Në rang kombëtar, rezultati paraprak i zgjedhjeve, e ritheksoj paraprak, i mbëritur në KQZ në mënyrë elektornike përmbanë këto shifra.

    Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme ka qenë 1 580 778. Votat janë ndarë sipas subjekteve elektorale si vijon:

    PS 763 999 vota ose 48.33 % të numrit të votave vlefshme, e kthyer në 74 mandate ,

    PD 455 481 vota ose 28.81%, mandate 43 ,

    LSI 225 678 vota ose 14.28%, mandate 19 ,

    PDIU 75 938 vota ose 4.8 %, mandate 3 ,

    PSD 14 988 vota ose 0.95 %, mandate 1

    Të gjitha partitë e tjera kanë marrë në totalin e tyre 44 661 vota ose 2.8% të votave të vlefshme.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...