Xhamia më e madhe në Shkup hapet gjatë Ramazanit

 

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriutnjofton se Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit, që nis më 18 shkurt të këtij viti. Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai dhe ambasadorin i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj gjatë ditës së sotme realizuan vizitë në këtë xhami.

 

“Xhamia do të hapet për kohët e namazeve dhe teravitë gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Gjatë kësaj vizite u bë inspektimi i gjendjes së xhamisë dhe u diskutuan çështje që lidhen me funksionalizimin e saj. Me këtë rast u vendos që xhamia të hapet për besimtarët për faljen e namazeve dhe teravive gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Ky vendim është marrë me qëllim që besimtarëve t’u ofrohen kushte sa më të mira për kryerjen e obligimeve fetare gjatë Ramazanit, duke respektuar standardet e nevojshme organizative dhe funksionale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BFI-së.

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Lajm i mirë për të gjithë ata që nuk kanë stazh për pension

Personat mbi 62 vjeç (gratë) dhe 64 vjeç (burrat)...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Artikuj të ngjashëm