Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se nëse 2005 do kishit blerë 10 mijë euro ar sot vlera e arit të b;erë do të ishte 72 mijë euro. Kjo rritje e konsiderueshme ka bërë që shumë qytetarë të zgjedhin arin si alternativë ndaj kursimeve tradicionale në banka, të cilat shpesh nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj inflacionit.
Që para një muaji çmimi i arit tejkaloi kufirin e 3000 dollarëve, duke reflektuar një kërkesë të shtuar nga investitorët.
Ekspertët parashikojnë një rritje të mëtejshme të çmimit të arit, me disa që sugjerojnë se deri në fund të vitit 2025, çmimi mund të arrijë 3300 dollarë për ounce, dhe deri në vitin 2030, mund të shkojë deri në 7000 dollarë për ounce, i barabartë me 28.3 gram ar.