More

    (VIDEO) Presidentja anashkalon gjeneralin shqiptar, në krye të shtatmadhorisë një person që nuk i plotëson kushtet

    Avancimi i Sashko Lafçiskit nga gjeneral brigade në gradën gjeneral-major dhe emërimin e tij në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, nga ana Presidentës Gordana Siljanovska-Davkova, ka ngjallur shumë reagime në opinionin e përgjithshëm e veçanërisht në armatë. Të gjitha këto reagime vijnë pasi Lafçiski nuk i plotëson kushtet e duhura për qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhorisë.

    Në një reagim të cilin pjesëtarë të armatës në rrethana anonime e kanë dërguar tek Televizioni Alsat, theksohet se kjo është bërë me qëllim që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore të anashkalohet gjeneral Besnik Emini, i cili i përmbush të gjitha kushtet e duhura për tu emëruar në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

    REAGIMI I PJESËTARËVE TË ARMATËS

    Me rastin e 18 gushtit, ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend që Shef i Shtatmadhorisë të emërohet njeriu që plotëson kushtet sipas protokollit, hierarkisë dhe konceptit të ushtrisë, ai përbuzet vetëm se është shqiptar dhe në vend të tij emërohet njeriun me katër nivele më të ulëta. Bëhet fjalë për gjeneralin maqedonas Lafçinski (ish pjesëtar i strukturave para luftarake në vitin 2001) i cili deri dje ka qenë nën komandën e Besnik Eminit”.

    Nga kushtet kryesore të cilat Lafçiski nuk i plotëson është mosha dhe stazhi. Shefi i shtatmadhorisë kërkohet të ketë të paktën 6 muaj përvojë si komandant i Komandës së Operacioneve, ndërsa rregullativa ligjore obligon që në krye të shtabit gjeneral të shkohet vetëm me kushtin që të paktën 6 muaj të jetë në krye të Komandës së Operacioneve. Mbi të gjitha ai si gjeneral brigade nuk ka përvojë 4 vjeçare ashtu siç kërkon ligji që të mund të emërohet gjeneral major i cili me automatizëm nënkupton shef i përgjithshëm i shtabit. Lafçinskit kjo gradë i është dhënë një ditë para se ai të dekretohet nga presidentja për shef të shtatmadhorisë. Dosja e tij si ushtarak, besueshmëria dhe imazhi brenda ushtrisë lë për të dëshiruar, në rrethana jo zyrtare mësohet se deri tani nuk ka qenë i pajisur as me certifikatën e domosdoshme të NATO-s.

    Samir Mustafa /SHENJA/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...