More

    (VIDEO) Ngricat dhe moti i ftohtë shtojnë aksidentet

    Me uljen e temperaturave në vend dhe rajon, janë rritur edhe aksidentet e trafikut. Në mëngjesin e së hënës disa makina janë përfshirë në një aksident trafiku  në hyrje të Shkupit, nga Kumanova, në afërsi të lagies “Autokomandë”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

    Ndërkaq, situatë më e vështirë ka qenë në Kosovë, ku 14 automjete janë  përfshirë në një aksident zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë  kanë mbetur disa persona të lënduar.

    Ndërsa, siguria në trafik nuk ka qenë më mirë as në Shqipëri. Mediat nga atje raportojnë se në Rrugën e Kombit  ka ndodhur një aksident zinxhiror,  ku janë  përfshirë 6 automjete dhe kanë mbetur dy persona lehtë të lënduar. Të gjitha këto aksidente kanë ndodhur si  pasojë e ngricave në rrugë dhe mjegullës së dendur. Përndryshe, në këtë sezon të dimrit gjasat për aksidente në trafik janë të larta, ndaj bëhet apel për të gjithë ngasësit e makinave që të bëjnë kujdes dhe t’ju përmbahen rregullave të komunikacionit në kushte dimri.

    Samir Mustafa /SHENJA /

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...