Florian Marku ka shkëmbyer disa fjalë të rënda me kundërshtarin e tij Kris Kongo para duelit që do të zhvillohet të dielën. Kjo nuk ishte hera e parë që dyshja kishin një ballafaqim të nxehtë përballë kamerave. Vitin e kaluar ata patën një përleshje fizike gjatë konferencës për shtyp, dhe ata do të boksojnë në ring përsëri të dielën.
Në një klip të publikuar nga “Sky Sports”, shihet Marku përballë Kongos duke e kërcënuar para duelit që do ta zhvillojnë.
“Të dielën, do ta shkatërroj fytyrën dhe ju do ta shihni këtë”, i ka thënë fillimisht Marku.
“Të dielën do të paguash për çdo gjë që ke thënë. Ju do të paguani për çdo fjalë që keni thënë. Ju jeni i frikësuar, pas tri ose katër raundeve do të dridheni. Këmbët tua, sepse ti je një frikacak”, është shprehur Marku.