More

    Veseli: Me Fillimin e Ri askush nuk do të mund ta ndal UÇK-në

    Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar fushatën në qytetin e Drenasit.

    Ai gjatë kohës kur foli për ish-kryetarin e kësaj komune, Nexhat Demaku tha se piëkrisht Fillimi i Ri do të bëj që askush nuk do të mund ta ndal UÇK-në.

    “Fillimi i Ri do të mundësojë që askush të mos e ndal UÇK-në. Jemi krenar me Nexhat Demakun edhe si kryetar edhe si bashkluftëtarë”, tha Veseli, transmeton lajmi.net

    Edhe në ëktë takim ai ka premtuar se flamuri i shenjtë kombëtar dhe ai shtetëror do të ruhen pasi janë garanca të shtetit të Kosovës.

    “Do të ketë investime në bujqësi, pasi një nga motorrët e zhvillimit ekonomik është bujqësia. Do të fuqizohen fermerët, do të rritet buxheti i Kosovës. Do të konsumojmë prodhime vendore”, shtoi lideri i PDK-së.

    Ai gjithashtu përsëriti premtimet për fuqizimin e të rinjve, grave, rritjes së pagave dhe përkrahjes ndaj pensionistëve.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...