E premte, 25 Prill, 2025
19.8 C
Skopje

Veseli dhe Ganiu zbulojnë projektet me të cilat aplikuan!

Pas lajmeve se Saraji dhe Çairi janë në mesin e 17 komunave që nuk kanë aplikuar në thirrjen e dytë të Qeverisë për mbështetje financiare, kanë reaguar krerët e komunave të lartpërmendura.

Kreu i Sarajit Iljaz Veseli, nëpërmjet një video-mesazhi sqaroi se komuna e Sarajit ka dorëzuar disa projekte konkrete në kuadër të kësaj thirrjeje.

 

ILJAZ VESELI – U.D. KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

 

“Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimin atmosferik në vendbanimin Llaskarcë, projekti i dytë është rikonstruimi i rrugës kryesore dhe I të gjitha rrugicave në vendbanimin Llaskarcë. Projekti i tretë është salla e re sportive multi-funskionale në vendbanimin Rashce. Projekti i katërt është muri mbrojtës përgjat rrugës në vendbanimin Gllumovë që lidh vendbanimin Arnaqi. Projekti pestë është rruga përmes xhamisë së re në Rashce që do ta lidh me vendbanimin që do ta lidhë me vendbanimin Kopanicë.

 

Nw fund, Veseli shpreson që kësaj radhe këto projekte të miratohen nga ana e Qeverisë dhe në të njëjtën kohë edhe të jetësohen e realizohen.

 

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar se deri tani janë dorëzuar rreth 16 projekte dhe se pritet të dorëzohen edhe disa të tjera deri më 30 prill – data kur përfundon afati për aplikim. Ai shton se synimi është që Çairi të përfitojë shumën maksimale prej 8.5 milionë euro që ofron Qeveria për komunat.

 

VISAR GANIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

 

“Jo vetëm me këto aplikime, por edhe me projektet e tjera që planifikojmë t’i dorëzojmë deri në përfundim të afatit, parashikojmë të arrijmë një vlerë totale prej 8.5 milionë euro – shumë që na takon si komunë dhe që do të na mundësojë realizimin e investimeve të rëndësishme në ujësjellës dhe kanalizime, ndriçim publik, rikonstruksion të rrugëve dhe përmirësim të infrastrukturës urbane në disa nga zonat më të rëndësishme të Çairit. Jam i bindur se përkushtimi ynë do të reflektohet në projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, dhe do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm, përkushtim dhe vizion për një Çair më modern dhe më funksional”.

 

Në mesin e komunave që u përmend nga ministri Perinski dje e që sot pritet të aplikojnë është edhe Likova, Kujtojmë se dje ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski njoftoi se thirrja e dytë e hapur “Qeveria për Komunat” do të jetë e hapur deri më 30 prill 2025.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë 30-vjeçari i plagosur rëndë në Bit Pazar

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina nuk i ka mbijetuar...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni Tërmet në Shqipëri,...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads