Vdiq akademiku Rexhep Qosja! E la “amanet” që të varroset në ceremoni private, pa pritje e organizime institucionale

Ka ndërruar jetë akademiku dhe studiuesi i njohur Rexhep Qosja, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe mendimit kritik shqiptar, përcjell TV21. Sipas njoftimit të familjes, varrimi është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, në një ceremoni private. Me dëshirën e të ndjerit, nuk është organizuar asnjë ceremoni pritjeje, ndërsa familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

 

Familja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë periudhë zie dhe të mundësohet një lamtumirë e qetë dhe e dinjitetshme. Rexhep Qosja ishte një nga emrat më të shquar të albanologjisë, i njohur për kontributin e tij të gjerë në letërsi, kritikë letrare dhe studime historike, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme intelektuale.

 

https://www.facebook.com/share/p/1GsLLMzzA3/

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Valjet Rexhepi, nipi i akademikut tashmë të ndjerë.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm