More

    Vdekje e re në Klinikën e Fëmijëve: Një foshnjë shtatë muajshe ka ndërruar jetë mbrëmë

    Një foshnjë shtatë muajsh ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, njofton jozyrtarisht “Fokus”. Sipas informacionit të disponuar, foshnja ishte dërguar në klinikë dhe ishte kthyer përsëri, dhe ka pasur dyshime për pnemoni. Rasti është nën hetim për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

     

    Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexel Memedi, e konfirmoi informacionin.

     

    „Është e vërtetë. Foshnja shtatë muajsh ndërruoi jetë në klinikë mbrëmë. Kishte një sindrom dhe disa organe të dëmtuara, çka ka shkaktuar përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes“, theksoi Memedi.

     

    Megjithatë, ai theksoi se çështja më shqetësuese për një spital të këtij kalibri është kur fillon të rritet numri i vdekjeve. Fakt është se në çdo institucion shëndetësor, qoftë publik apo privat, ndodhin vdekje, dhe ka shumë arsye për këtë. Mjekët nuk janë të pakufishëm, por kur shifrat negative rriten, duhet të ndizet alarmi i kuq. Vetëm në një periudhë prej një muaj e gjysmë, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve kanë vdekur pesë fëmijë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Moti në fundjavë! Erë, shi, dëborë – nisi stina e dimrit!

    Për të dielën, metereologët paralajmërojnë stabilizim afatshkurtër të motit, por me temperatura të mëngjesit që do të jenë nën...

    Bastisje në Tetovë dhe rrethinë, u gjetën mbi 75,000 copë mjete piroteknike, arrestohen 5 persona

    Sot (21.12.2024), në periudhën nga ora 09:30 deri në 14:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjykate, kryen...

    “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty…”, BDI kërkon dorëheqjen e Rijad Shaqirit!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar deputetin Rijad Shaqiri nga VLEN, pasi i njëjti kishte fjalosje me deputeten Ilire...

    Shumë lagje të Shkupit pa ujë!

    Shumë lagje të Shkupit kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit...