E hënë, 28 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Vazhdon beteja në UNT edhe pas mbylljes së votimeve, tentim për t’u prishur zgjedhjet?!

Edhe pse votimi u mbyll dhe u tha se ishte i suksesshëm, në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup me sa duket po vazhdon beteja për postin e Rektorit.

Pas votimit që u bë, ku të drejtë vote kishin i gjithë stafi akademik dhe nga një përfaqësues i studentëve nga secili fakultet, kryetari i komisionit të zgjedhjeve Zoran Gacovski, tha para kamerës së TV21 se zgjedhjet përfunduan me sukses dhe sipas rezultateve të para jozyrtare prof.doc. Bekim Fetaji fitoi me dallim prej 3 votave kundrejt kandidatit tjetër prof. dr. Blerim Saiti.

Po me sa duket dikush nuk po pajtohet me këtë rezultat!

Se kush po përpiqet t’i prishë zgjedhjet, për çfarë arsye, si dhe për atë se kush ka bërë presion për votime, do t’i mësojmë gjatë ditës së nesërme.

Përndryshe, po ashtu vlen të rikujtohet se Rektori i ri do të jetë përgjegjës edhe për menaxhimin me 34.5 milionë eurove që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka ndarë për ndërtimin e Kampusit universitar të Universitetit “Nënë Tereza”./TV21

Më të lexuara

Oferta e Hamasit për “paqe përfundimtare” në Gaza

Hamasi tha së fundi se ishte gati për një...

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

Mickoski paralajmëron mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi mundësin që të ketë zgjedhje...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

40 ditë nga tragjedia në Koçan, Plenumi Studentor sot organizon marsh përkujtimor për 62 viktimat

Lëvizja e Plenumit Studentor njoftoi në Instagram se sot...

MPB njofton masa të rrepta kundër parkimit të paligjshëm

Dje, nga ora 17:00 deri më 20:00, Sektori për...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads