Tronditet Gostivari: 34-vjeçari vret babanë e tij në shtëpi

​Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një 34-vjeçar me iniciale M.D. është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë babanë e tij në shtëpinë familjare.

 

​Sipas informacioneve zyrtare, më datë 31.03.2026, rreth orës 01:30 pas mesnate, një person raportoi në polici dyshimet për vrasjen e një anëtari të familjes. Me të arritur në vendngjarje, policia gjeti trupin e pajetë të K.D. (63), i cili kishte lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në pjesën e kokës.

I dyshuari (djali i viktimës) u arrestua menjëherë nga policia rreth orës 01:50. Në deklaratën e tij fillestare, ai ka pretenduar se babai i tij kishte vdekur një ditë më parë (rreth orës 14:50) si pasojë e një rrëzimi në banjë, por ai nuk e kishte raportuar rastin te autoritetet.

​Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe aktualisht po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të ngrihet padi penale përkatëse.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm