Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

Në lagjen Kolovicë të Prishtinës, janë plagosur dy persona si rezultat i të shtënave me armë zjarri. Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe janë duke punuar në arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17 :00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Ne këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Express.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe personat e lënduar po marrin trajtimin mjekësor. Njësitet policore kane dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

Policia e Kosovës aktualisht po puno në zbardhjen e plotë të rastit, duke identifikuar dhe arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rast.

“Lidhur me ketë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti./Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nderprerja e gjirit

Ne momentin qe do te vendosni ti nderprisni dhenien...

Artikuj të ngjashëm