More

    Të lënduarit nga zjarri në Koçan, të transferuar për trajtim në Bullgari, janë në gjendje shumë të rëndë

    Drejtori i spitalit “Pirogov” ka informuar se të gjithë pacientët e pranuar nga tragjedia në Koçan janë në gjendje shumë të rëndë. Gjatë natës, në spitalin bullgar u pranuan 8 pacientë, mes tyre 3 fëmijë nën 18 vjeç dhe 5 të rinj me moshë mesatare 20-25 vjeç. Më i moshuari është 31 vjeç.

     

    “Të gjithë janë në gjendje kritike, përveç një fëmije që ndodhet në kujdesin intensiv pediatrik. Të tjerët janë në kujdes intensiv në klinikën e djegieve, në repartin për fëmijë dhe për të rritur. Tre prej tyre janë të intubuar, ndërsa për të tjerët po bëhen vlerësime për trajtimin e mëtejshëm. Ata kanë djegie në trup, gjymtyrët e sipërme dhe fytyrë, si dhe djegie nga thithja e tymit në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, gjendje kjo shumë serioze,” tha drejtori i spitalit “Pirogov”, Valentin Dimitrov, sipas BNT.

     

    Mjekët po bëjnë vlerësime të plota për pacientët dhe kanë siguruar se do të bëhet gjithçka e nevojshme për trajtimin e tyre. Spitali është i gatshëm të pranojë edhe më shumë pacientë.

     

    Me avionin ushtarak “Sparta”, tetë persona të lënduar u transferuan në Bullgari. Pesë prej tyre janë shtruar në spitalin “Pirogov”, ndërsa tre të tjerë, me djegie të rënda, do të trajtohen në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Varnë.

     

    Autoritetet bullgare kanë njoftuar se pritet të transferohen edhe gjashtë të lënduar të tjerë. Tre prej tyre do të trajtohen në spitalin “Pirogov”, ndërsa tre të tjerët në spitalin “Shën Gjeorgji” në Plovdiv.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Pakti” Kosovë – Shqipëri – Kroaci “në kohë rreziqesh” – çfarë nënshkruan tre aleatët ballkanikë sot në Tiranë

    Ruajtja e paqes në rajon, mjedisi i brishtë i sigurisë dhe rreziqet gjeopolitike u përmenden sot në Tiranë, ku...

    Gazetarët nga TV21 dhe Reuters janë mbajtur në stacionin policor, pasi kane regjistruar me dron në protestën e Shkupit

    Dy gazetarë të Televizionit TV21 dhe një gazetar i Agjencisë “Reuters”, shtetas të Republikës së Serbisë, sot janë mbajtur...

    Shkupi në këmbë – kujton 59 vik’timat në tragjedinë në Koçan

    Mijëra qytetarë janë mbledhur në Shkup për të kujtuar 59 personat që humbën jetën tragjikisht në diskotekën në Koçan...

    Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin! Në Spitalin e Kumanovës ndërhyri Prokuroria dhe policia

    “Për dy minuta ma kanë marr djalin, ai e ka hetuar menjëherë, se ka pasur dhimbje e ka ndal...