More

    TDP demanton shpifjet e opozitës: Jemi me Frontin Europian, më 8 maj e merrni përgjigjen për gënjeshtrat që i shpikni!

    Partia Demokratike Turke ka demantuar shpifjet e opozitës shqiptare për bashkëpunim me opozitaren VMRO-DPMNE.

    Nga TDP thonë se opozita e mori përgjigjen me 24 prill ndaj fushata të këtilla dezinformuese me kërcënime dhe shantazhe nuk mund të kalojnë tek opinioni.

    Reagimi i plotë:

    Simboli i lidhjes së koalicionit është shtrëngimi i duarve, ne i shtrënguam duart kur e bëmë marrëveshjen.
    Lajmi i cili është përhapur me paramendim dhe qëllimkeq në platformat e rrjeteve sociale ditët e fundit se Partia Demokratike Turke është tërhequr nga marrëveshja e koalicionit dhe ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, nuk është i vërtetë.
    Opozita, e mori përgjigjen në kutitë e votimit në zgjedhjet e 24 prillit, sepse e ndërtoi fushatën e saj mbi shpifje dhe gënjeshtra të fëlliqura e jo duke prodhuar ide, por përsëri nuk e mori mësimin e duhur.
    Edhe një herë Ju drejtohem për të theksuar qartë:
    Partia Demokratike Turke vazhdon rrugën e saj me Koalicionin e Frontit Evropian, e jo me ata që e mohojnë votën turke.
    Përgjigjen do ta japim sërish në kutitë e votimit më 8 maj për ata që i mohojnë votat e turqve, për ata që tentojnë t’i arrestojnë turqit për shkak të një fotografimi dhe për ata që nuk ngurrojnë ta tregojnë gjuhën e urrejtjes.
    Ky mentalitet që prodhon politikë ditore dhe manipulime, meriton vendin e vetëm e ato janë faqet me pluhur të historisë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    18 punonjësve të Klinikës së Toksikologjisë iu vazhduan kontrata e punës

    18 të punësuarave në Klinikën e Toksikologjisë ju vazhdohen kontratat në vepër. Pas shumë peripecive të krijuara në opinion...

    Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian

      Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka publikuar një fotografi bashkë me liderët e Frontit Europian. Në fotografi përveç Ali Ahmetit...

    Në Haxh këtë vit do të shkojnë 2.020 haxhi nga Maqedonia

    Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi do të shkojnë mbi dy...

    Xhaferi në Samitin e liderëve në Kotor: Reformat janë hapi kryesor për afrimin e rajonit me BE-në

    Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fjalën e vet potencoi edhe se që të ketë...