More

    Taravari: Të gjithë pacientët në spitalet e Maqedonisë janë në gjendje të mirë dhe stabile

    Pas përfundimit të takimit të rregullt të shtabit të krizës, ministri Arben Taravari informoi për gjendjen e pacientëve të lënduar në aksidentin që ndodhi në Koçan.

     

    Në spitalet e Maqedonisë, të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe të mirë. Planifikohet që në fillim të javës të lirohen nëntë pacientë, pasi t’u kryhen të gjitha ekzaminimet toksikologjike dhe psikologjike.

     

    Jashtë shtetit ndodhen 115 pacientë, ndërsa pesë prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, megjithatë gjendja e pacientëve ndryshon.

     

    “Sot është dita e shtatë, dhe numri i të vdekurve është zero. Nuk ka asnjë pacient që ka ndërruar jetë. Presim që gjendja të përmirësohet. Javën e ardhshme kemi paralajmërime për kthimin e më shumë pacientëve në vend,” tha Taravari në deklaratën e tij për mediat, pas përfundimit të takimit të shtabit të krizës.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë komunikacioni

    SPB Shkup i njofton qytetarët se nesër (02.04.2025) duke filluar nga ora 12.05 për shkak të protestës, Njësia për...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që sot nga mesnata benzina të shtrenjtohet për 1,5 denar, ndërsa çmimi i...

    Mblidhet Kuvendi! Propozohet rritja e dënimeve për shkelësit e ligjit për qetësi publike!

    Pas një pause disa javëshe deputet filluan punën ata propozuan ndryshime ligjore që parashikojnë rritjen e dënimeve për shkelësit...

    Rriten dukshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

    Çmimi i benzinave pas mesnate do të rritet për 1.5 denarë, përcjell TV21. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë...