More

    Takim Gashi – Konjufca: Konfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe konstruktive bilaterale

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës, realizoi takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Në takim morën pjesë edhe deputetët: znj. Imërlije Saliu-Fetai, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës, z. Toni Jarevski, anëtar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

     

    Kryetari Gashi falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se kjo vizitë është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe konstruktive bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si dhe i bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve në të gjitha nivelet. z. Gashi vlerësoi se bashkëpunimi parlamentar bilateral ka dinamikë intensive me tendencë për të vazhduar trendin edhe në të ardhmen. Shpeshtësia e takimeve bilaterale reciproke, për të cilat Kryetari Gashi ishte angazhuar edhe gjatë mandatit të tij si kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka rezultuar me avancim të dukshëm të dialogut ndërmjet dy vendeve dhe mbajtjen e Mbledhjes së Dytë të Përbashkët të Qeverive më 18 nëntor të këtij viti. Të dy parlamentet bashkëpunojnë dhe mbështesin me sukses njëri-tjetrin në nivel multilateral, në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), Këshillit të Evropës dhe Frankofonisë dhe ndajnë vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor të qëndrueshëm, të integruar në strukturat euroatlantike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe NATO.

     

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në të gjitha nivelet që nga pavarësia e deri më sot. Theksoi se mbështetja e vazhdueshme reciproke në të gjitha nivelet është reflektimi i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ndajnë të njëjtat sfida: përafrimi i standardeve të BE-së, zbatimi i reformave, përballja me sfidat dhe kompromisi me fqinjët.

     

    Bashkëbiseduesit ranë dakord që rajoni ynë të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh kontekstin gjeopolitik të kontinentit dhe rëndësinë e rajonit për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe më gjerë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Sot paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të...

    Ali Ahmeti në Zagreb nderoi dëshmorët e luftës së Kroacisë

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe themelues i UÇKsë, Ali Ahmeti, po qëndron në Kroaci ku bashkë me...

    Gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe në autobusët e rinj ekologjik në Shkup, MMJPH: Do të përmirësohen para se autobusët të dalin në qarkullim

    Bashkimi Evropian i ka dhuruar Ndërmarrjes Transportuese Publike – Shkup gjashtë autobusë ekologjikë, ndërsa në pranim-dorëzimin e tyre morën...

    Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne...