E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Taipi: Largohet tabela në autostradën Shkup-Tetovë, nuk do të lejojm anashkalimin e gjuhës shqipe

Vendosja e tabelave ku mungon gjuha shqipe dhe largimi brenda ditës po përsëritet nëpër rrugët e Maqedonisë.

Gjatë ditës së djeshme në autostradën Shkup-Tetovë ishtë vendosur tabela në tre gjuhë – maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht.

 

 

Por siç informon Nazim Taipi, zv.drejtor në ndërmarjen “Rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut” ekskluzivisht për portalin “tetova1”, kjo tabelë është larguar që dje pas reagimit të drejtoris pasiqë mungonte gjuha shqipe.

 

“Projekti për rehabilitimin e autostradës në atë pjesë ka ekzistuar që më herët d.m.th që nga koha e qeverisjes BDI-LSDM. Kompania e cila ka pas projektin ka punuar sipas atij projekti dhe si në rastin e e vendkalimit kufitar Bllacë edhe këtu ka vendosur tabelë ku ka munguar gjuha shqipe. Por pas reagimit tonë, edhe kjo tabelë është larguar”, deklaroi Taipi.

 

Taipi deklaroi se anashkalimi i gjuhës shqipe nuk do të lejohet dhe tabelat që do ekzsitojn aty do jenë edhe në gjuhën shqipe. /tetova1/

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads