E martë, 27 Maj, 2025
23.8 C
Skopje

Sulejman Rexhepi: Po hapen dyert e BE për RMV dhe Shqipërinë

Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ka përshëndetur vendimin e KE për fillimin e negocijatave të RMV me Bashkimin Evropian.

“Me rastin e dhënies së dritës së gjelbërt nga Këshilli i Ministrave të BE për fillimin e negociatave të RMV dhe të Shqipërisë me BE , në emrin tim personal, të BFI në RMV dhe në emër të të gjithë pjestarëve të Islamit në vend, shpreh kënaqësinë dhe gëzimin lidhur me këtë moment historik.
Jam i bindur se Republikës së Maqedonisë të Veriut, pas përpjekjeve të shumta të bëra ndër vite, me të drejtë e me meritë po i hapen dyert për bisedime që , shpresojmë, do rezultojnë me kyçjen e vendit në BE si anëtare e plotfuqishme dhe e barabartë.
Urimet tona të sinqerta i drejtohen Qeverisë së RMV dhe të gjitha subjekteve politike të cilat qëndruan me bindje në rrugën e evrointegrimeve të synuara. Ky sukses është i përbashkët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike a fetare dhe paraqet një shpresë dhe një shtytje drejtë ndryshimeve aq të kërkuara nga popullata jonë.
Njëkohësisht urojmë edhe mbarë Shqipërinë për fillimin e negociatave me BE dhe i dëshirojmë suksese në atë drejtim sepse ato i ndiejmë edhe të tonat.”-shkruan Rexhepi.

/Derveni.info

Më të lexuara

Detaje nga sulmi me armë në Tetovë – autorët të maskuar me maska të njohura nga TikTok

Sonte (26.05), rreth orës 21:15, persona të panjohur me...

Pas më shumë se 20 viteve është arrestuar “Cigani” – autori i vrasjes së një shqiptari në Shkup

Shtetasi i Maqedonisë, Aco Bocevski, i njohur me nofkën...

Në vend të Selamit, Stojançe Angellov do të jetë drejtori i ri në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Arabia Saudite do t’i japë fund ndalimit 73-vjeçar të shitjes dhe konsumit të alkoolit?!

Arabia Saudite thuhet se do të heqë ndalimin e...

​Ak’sident i rëndë në Gjermani, hum’bin jetën tre shqiptarë

Tre persona, shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në një...

Shkarkohet Xhevat Selami i VLEN-it vjen Stojançe Angellov si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Presidenti Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

Një moment i pazakontë u kap në video pas...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads