Studentët e UNT-së do të bëjnë praktikën në kompaninë Uka Komerc
Universiteti Nënë Tereza në Shkup nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me kompaninë Uka-Komerc nga Shkupi, e cila do tu mundëson studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknologjike mësim praktikë në laboratorët e kësaj kompanie. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i UNT-së Prof. Dr. Azis Pollozhani dhe drejtori gjeneral i kompanisë Uka-komerc z.Adem Abazi.