E shtunë, 10 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Stoilkoviq: Kurrë s’do ta pranojë Republikën e Kosovës

Zv.kryeministri serb në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq, ka thënë se është bërë gabim në lidhje me postimin e tij në rrjetet sociale, në të cilin Republikën e Kosovës e quan “Kosova dhe Metohija”, megjithatë theksoi se si përfaqësues i bashkësisë serbe, nuk do ta pranojë Republikën e Kosovës.

 

Soilkoviqi tha se si përfaqësues qeveritar, do ta respektojë vendimin e Maqedonisë së Veriut për njohjen e Republikës së Kosovës.

 

“Është tekst i marrë nga faqja ime në Facebook, dhe asgjë më shumë. Shërbimi që i udhëheqë ato aktivitete në ministri e ka marrë atë tekst nga Facebook, dhe ati tekst do të rregullohet në mënyrën më të mirë të mundshme në periudhën në vijim. Si pjesëtar i bashkësisë serbe, nuk do ta pranojmë asnjëherë atë zgjidhje, por si obligim ligjor do ta pranojmë. Ajo që dua të sqaroj është se asnjëherë nuk do të lëvizim nga qëndrimi se për ne ajo gjithmonë do të jetë ‘Kosova dhe Metohija’, me rezuolutën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Megjithatë, si zv.kryeministër dhe ministër për Marrëdhënie në mes Bashkësive, do t’i respektojë obligimet ligjore dhe respektoj vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së sjellë në lidhje me këtë çështje”, tha Stoilkoviq.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads