Spitali “Kozle” në Shkup përmes një njoftimi për media kanë pohuar se foshnja 14 muajshe nga fshati Goshincë e cila ndërroi jetë ditë më parë, ka marrë trajtimin e duhur me terapi, ndaj sipas tyre mjekët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
“Kolegjiumi i ekspertëve pranë ISHP Spitalit për sëmundjet e frymëmarrjes tek fëmijët – Kozle, pohon me përgjegjësi se të gjithë mjekët që janë përfshirë në trajtimin e foshnjës kanë ndërmarrë dhe kryer të gjitha ekzaminimet dhe hetimet në dispozicion dhe të nevojshme, është dhënë terapia e duhur sipas protokolleve mjekësore, nuk u konstatua asnjë dështim në trajtimin e fëmijës, në përputhje me të gjithë dokumentacionin mjekësor si dëshmi në klinikë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
© 2020 DERVENI.INFO - Reth Dërvenit - info@derveni.info - Impressum
HOSTED & DEVELOPED BY: HOSTBAL.COM