More

    Spasovski: Zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së janë çdo të dytën ditë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes një statusi në Facebook shkruan se zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së i gjen shpesh në selinë e BDI-së.

    Spasovski shton se të dyja partitë po luajnë rolin e faktorizimit dhe defaktorizimit për shumë çështje, mirëpo sipas tij kjo situatë dhe këto takime nuk po sjellin rezultat.

    Reagimi i plotë:

    Çdo të dytën ditë një përfaqësues i lartë i VMRO-DPMNE-së është në selinë e BDI-së. Në njërën anë gjasme sulmohet VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja e defaktorizuar, e nga ana tjetër çdo dy ditë një përfaqësues i lartë i VMRO-DPMNE-së do të shkojë në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël, por kjo nuk sjell rezultatet. Ata dolën dhe thanë po e heqim balancuesin. Pastaj iu desh përkrahja për Ligjin për Riorganizim, u ulën me “BDI-në e defaktorizuar” dhe thanë se do të formojmë komision në Kuvend, kështu që BDI-ja propozoi që koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI ta votojnë. Për të dëgjuar tani nga ministri i Administratës se balancuesi nuk po hiqet. Varet nga premtimet apo gënjeshtrat që janë thënë para zgjedhjeve. /tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...

    Zjarr në Poliklinikën e Çairit

    Me datë 13 Janar, 2025 në ora 07:35 në SPB Shkup, Poliklinika Çair ka raportuar se në njërën nga...

    “Kosovo i Metohija”/ AAK për Klan Maqedoni: Rezultat i ndikimit të Kurtit në proceset e brendshme të Maqedonisë

    Nga AAK-ja e Ramush Haradinajt për Klan Maqedoni kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Qeverisë së...