More

    Sot u injorua Isa Boletini

    Sot në vigjilje të 103 vjetorit të vrasjes së heroit kombëtar Isa Boletini , akush nuk u kujtua për heroin kombëtar busti i të cilit qëndron në Sheshin e Flamurit në mes të Sarajit , njofton derveni.info.

    Komuna e Sarajit, organizatat e ndryshme, përfaqesusit e institucioneve tjera lokale e injoruan bustin e tij të vendosur në Sheshin e Flamurit në Saraj.

    E gjithë bota shqiptare përkujton me shumë nostalgji Bacën Isë , por banoret e Sarajit e as institucionet nuk e panë të arsyeshme të vendosin lule të freskëta në bustin , që tashmë është bërë sinonim i Sheshit të Sarajit.

    Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.

    Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë./derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...