More

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së Maratonës së Shkupit 2023, në zonën e qytetit do të zbatohet regjim i posaçëm i komunikacionit.

    Traseja e lëvizjes së garës prej 5 km, sip njofton MPB-ja, do të fillojë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejt rrugës “11 Tetori”, majtas në bulevardin “Republika e Krushevës”, djathtas përgjatë bulevardit “Brigada e Tretë maqedonase”, gjysmërreth në udhëkryqin ndërmjet bulevardit “Brigada e Tretë Maqedonase” dhe rruga “Kosta Novakoviq” dhe kthimi në të njëjtën rrugë deri te destinacioni – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën “11 Tetori”.

    Fillimi i rrugëve të lëvizjes së gjysmëmaratonës 21 km dhe garës stafetë 42 km, ku garuesit lëvizin përgjatë itinerarit të treguar për garën e stafetave 42 km dy herë, është: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në “11 Tetori” në drejtim të sheshit “Maqedonia” përmes Porta Maqedonia, majtas në rrugën “Nikola Vapcarov”, djathtas në rrugën “Dimitrie Çupovski”, majtas përgjatë bulevardit “Shën Kliment Ohridski”, djathtas përgjatë rrugës “Shën Cirili dhe Metodi”, drejt përgjatë rrugës “Metropolit Teodosij Golloganov”, drejt rrugës “Vojvoda Vasil Çakalarov”, deri në kryqëzimin me rrugën “Isaija Maxhovski”, ku kthehet në gjysmërreth mbrapa në të njëjtën rrugë deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën “11 Tetori” dhe vazhdoni drejt në rrugën “11 Oktomvri”, majtas në bulevardin “Republika e Krushevës”, djathtas në bulevardin “Brigada e Tretë maqedonase”, majtas në bulevardin “Serbia” (në drejtim të kundërt) , majtas përgjatë bulevardit “Jane Sandanski” (në drejtim të kundërt), deri në kryqëzimin me rrugën “Vasko Karangelevski”, ku kthehet në gjysmërreth përgjatë të njëjtave rrugë deri në destinacionin – Sheshi “Maqedonia”.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads