More

    Sot filluan koordinimet për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve

    Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka realizuar takim koordinues me përfaqësuesit nga më shumë resore dhe institucione, me qëllim të koordimit, ndjekjes dhe njoftimit për rrjedhën e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.

    “Implementimi i Ligjit të gjuhëve paraqet operacion kompleks dhe vëllimor, për suksesin e të cilit është i nevojshëm formim i grupit punues – trupit koordinues, detyra e të cilit do të jetë koordinim, monitorim dhe njoftim për rrjedhën e implementimit të Ligjit” deklaroi Osmani në takim, duke i theksuar afatet ligjore për harmonizimin e dispozitave të Ligjit, ku sërë institucionesh në një afat të përshtatshëm duhet të njëjtat ti implementojnë, dhe të mundësojnë përdorim të përshtatshëm të gjuhës shqipe. Në koordinim u vendos të përgatitet plan konkret dhe i saktë i aktiviteteve, me afate të përshtatshme dhe kritere për realizimin, me të cilin do të mundësohet kontrolim më i lehtë dhe me i saktë në implementimin e Ligjit. Krahas Osmanit, në koordinim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Atila Rexhepi , Ministri i Arsimit, Arbër Ademi,i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, deputeti, Artan Grubi, Bilen Saliji, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve dhe ekspertë. Plani për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të shqyrtohet në seancën e parë qeveritare, ndërkaq Osmani tani më njoftoi për konferencë të donatorëve për këmbimin e mendimeve, përvojave dhe koordinim të mbështetjes për implementimin e ligjit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...