More

    “Sopoti”, 11 banorët lirohen nga akuza

    Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin “Sopoti”, në mungesë të fakteve lidhur me akuzën për terrorizëm për 11 banorët e fshatit Sopot të Kumanovës.
    Sipas prokurorëve të Prokurorisë Speciale, në fjalën përfundimtare para trupit gjykues thanë se si dëshmi e vetme është marrë deklarata e Ramadan Bajramit i cili me torturë psiko-fizike është detyruar të japë deklaratë të rrejshme.

    Të akuzuar në këtë vepër ishin 11 persona, ku njëri ka ndërruar jetë, 4 mbeten ende të pakapshëm për organet e rendit, kurse 6 të akuzuarit që ishin të pranishëm në seancë thanë se do të kërkojnë dëmshpërblim për burgun që vuajtën.

    Ata ishin dënuar me mbi 150 vjet burg për një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin e tyre, që ndodhet afër kufirit me Serbinë. Nga shpërthimi i një mine kishin humbur jetën dy ushtarë polak të forcave të NATO-së dhe një shoqërues civil.

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    ASH-krahu i Taravarit, takim koordinues për zgjedhjet e brendshme partiake

    Aleanca për Shqiptarët njofton se ka filluar takimet koordinuese për zgjedhjet e brendshme partiake, prej ku do të përpilohen...

    Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht Ukrainën

    Ishte fitorja e parë në histori përballë Ukrainës dhe erdhi në momentin më perfekt të mundshëm. “Legjionarët” tanë kanë shkruar...

    Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale – Shkup ditë e natë realizon aktivitete për mirëmbajtjen në nivelin maksimal të pastërtisë së sipërfaqeve publike dhe të trafikut...

    Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale - Shkup ditë e natë realizon aktivitete për mirëmbajtjen në nivelin maksimal të pastërtisë së...

    Xhaferi: Tallje nga komuna e Gostivarit se borxhi 1.5 milion euro në arsim vjen si shkak i Luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

    Valdet Xhaferi nga Bashkimi demokratik per integrim në rrjetin e tij social i cili ka komentuar borxhin e komunës...