S’ka koalicion trepalësh ASH, BESA, ALTERNATIVA!

Koalicioni trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës përfundimisht nuk do të bëhet realitet konfirmon për TV21 Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari.

“Përfundimisht koalicioni trepalësh nuk mund të arrihet. Sot ose nesër do të takojmë të dyja palët, e më pas do të mblidhet Kryesia Qendrore e ASH-së për të vendosur se me cilën parti do të bëjë koalicion parazgjedhor” tha Taravari, p5rcjell KOHA.

Taravari nuk pranoi të komentojë se cila nga dy partitë, Alternativa ose Besa, ka shanse më të mëdha për të koalicionuar me ASH-në.

Arsyeja pse ky koalicion nuk po arrihet është se Alternativa nuk pranon që pjesë e koalicionit tresh të jetë Lëvizja Besa, parti nga e cila Alternativa edhe ka dalë si fraksion politik. Iniciatore e koalicionit trepalësh ka qenë ASH, por tani që kjo ide duket e pamundur, partisë së Selës i mbetet të zgjedhë se me cilën parti do të shkojë drejt zgjedhjeve të 12 prillit, raporton TV21.

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Artikuj të ngjashëm