E premte, 30 Maj, 2025
15.8 C
Skopje

Shqiptarët të pa dëshiruar në dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Drejtoria e Doganave ka pranuar 50 punonjës të ri – 42 maqedonas dhe vetëm 8 shqiptarë. Një javë më parë, po në këtë Drejtori, 25 punonjës (që të gjithë maqedonas) janë ngritur në detyrë duke ua pranuar arsimin sipëror. Në mesin e 25 punonjësve, nuk u gjet asnjë shqiptar, edhe pse me dhjetëra kanë dorëzuar kërkesë për pranim të Fakulteteve dhe me këtë – ngritje në detyrë.

Situata aktuale në Drejtorinë e Doganave është më shumë se dëshpëruese, pasi jo që u sigurua përfaqësimi i drejtë kur e dorëzova detyrën e zëvendësdrejtorit, por përkundrazi – është rrezikuar skajshmërisht përfaqësimi i drejtë dhe ka nis nënçmimi i thellë ndaj punonjësve shqiptarë.

Faj nuk ka pala tjetër, nga ata pritej nënçmimi! Por është tmerruese heshtja e këtyre të S’VLEN-it, të cilët më shumë e respektojnë këshilltarin e lartë në Doganë, Johan Tarçullovski, sesa punonjësit shqiptarë. Dhe, turpi ka tre-katër emra, ata që po dëshmojnë çdo ditë e më shumë se NUK VLEJN-ë asgjë. Por, edhe pak dhe do mbahen mend si tradhtarët dhe antishqiptarët më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut.

Rezila! Turpi pak është për ju!

Më të lexuara

Gjenden armë dhe municion gjatë një bastisjeje në Batincë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për...

Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar...

Ilir Hasani bashkon dy ASH-jat në Kumanovë

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani është fotografuar me dy...

Tronditje në sallën e operacionit: I hoqën 35 gurë në veshka, pinte tre litra pije të gazuara në ditë

Urologu brazilian, Dr. Talas Andrade, ka paralajmëruar për rreziqet...

U larguam nga puna në Drisla sepse jemi me VLEN-in, thonë Ameti e Ridvani nga Batinca

Amet Ismaili dhe Ridvan Demiri nga fshati Batincë e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads